Pyetje të shpeshta për Projektin Për një Drejtësi pa Vonesa
1. Cilat janë parimet në të cilat mbështetet Projekti Për një Drejtësi pa Vonesa?
- Gjyqtarët marrin në dorë administrimin e çështjes
- Nuk tolerohen vonesat e panevojshme dhe shtyrjet e pa justifikuara të seancave gjyqësore
- Për ecurinë e çështjeve bëhet një pregatitje paraprake
- Përdoren tregues sasiorë për të matur progresin e gjykatës për të shkurtuar kohëzgjatjen e gjykimeve
- Përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjykim angazhohen t’i përgjigjen në kohë gjykatës
2. Çfarë është Menaxhimi Aktiv i Çështjeve?
Në qendër të idesë së “menaxhimit aktiv të çështjeve gjyqësore” qëndron qasja sipas së cilës vonesat e panevojshme duhet të shmangen, datat e gjyqeve duhet të jenë të përcaktuara dhe të pandryshueshme, gjyqtari duhet të bëjë të qartë se cilat janë pritshmëritë e tij për çdo seancë nga avokatët, prokurorët, çdo palë në gjykim , si dhe cilat veprime që do të ndërmerren nga gjyqtari nëse këto pritshmëri nuk përmbushen. Kjo qasje kërkon më tepër vullnet, lidership të mirë të gjykatës dhe arsytim praktik sesa zbatimin e ndonjë dispozite ligjore. Këto parime janë të njëjta, si në sistemin e të drejtës zakonore, ashtu edhe në sistemin e kodit civil. Shembuj të përmirësimit thelbësor në dhënien e drejtësisë mund të gjenden në gjykatat në mbarë botën.
3. A nevojiten ndryshime ligjore për zbatimin e këtij projekti?
Jo. Ky projekt kërkon vetëm marrjen disa masave të arsyeshme, praktike dhe logjike të cilat pengojnë sjelljet abuzive dhe vonesat e panevojshme në gjykime. Masat e marra nga gjykatat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe mbështeten edhe në parimin e përgjithshëm të drejtësisë se çfarë nuk është e parashikuar nuk është e ndaluar.
4. Në ç’mënyrë matet progresi?
Para së të nisë projekti në një gjykatë të caktuar, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe USAID-i mbledhin disa të dhëna bazë nga dosjet gjyqësore. Pas kësaj, progresi i gjykatës matet duke krahasuar të dhënat fillestare me ato të mbledhura gjatë dhe në përfundim të projektit.
5. Sa zgjat projekti në një gjykatë?
Udhëheqja dhe ndihma e partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë për një gjykatë zgjat nga gjashtë deri në nëntë muaj. Kjo është kohëzgjatja përsa i përket mbështetjes nga jashtë. Megjithatë, gradualisht qasja dhe metodologjia e Projektit bëhet pjesë e punës së përditshme të gjykatës. Pas pak muajsh, gjykata zbaton në pavarësi parimet e menaxhimit aktiv të çështjeve.
6. Çfarë ndodh kur përfundon projekti?
Të gjithë gjyqtarët e përfshirë në këtë nismë bëjnë pjesë të veprimtarisë së tyre qasjen Për një Drejtësi pa Vonesa dhe vazhdojnë të zbatojnë masat që evitojnë vonesat edhe pasi projekti ka përfunduar.